Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Historiku

Muzeu Kombetar I Artit Mesjetar Korce është çelur në vitin 1980.


 Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj., janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të paçmuara.Në veçanti, koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numur(rreth 6.500 ikona) dhe po aq i bukur e i krahasueshëm me gjithë artin tjetër bizantin e pasbizantin të krijuar në territoret fqinje të inkuadruara në ish Perandorinë Bizantine.

Kjo trashëgimi e vyer që sot ruhet, mbrohet e studiohet është një prej akteve më kurajoze e të qytetëruara të atyre që bënë të mundur shpëtimin e saj dhe krijimin me to të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Drejtimet kryesore të aktivitetit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore dhe aktiviteti ndërkombëtar. Muzeu ka sallën e ekspozitës permanente me rreth 200 objekte arti, disa laboratorë ekzaminimi e konservimi, mjediset e fondeve dhe një infrastrukturë modeste mikroklimaterike. Në të punojnë  disa punonjës specialistë, restaurues, administrues e shkencorë. Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare  nga periudha e autorë anonimë apo të identifikuar. Kështu, midis tyre dallohen ikonat e shek.  XIII-XIV, duke vijuar më pas me kryveprat e kryemjeshtrat si Onufri, Nikolla, Onufër Qiprioti, Simoni i Ardenicës, Mësues Kostandini, Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, Vëllezërit Çetiri(Katro), Vëllezërit Zografi e bijtë e tyre, si dhe të tjera vepra e autorë që kanë punuar në viset shqiptare  dhe jashtë tyre. Në mes të këtij koleksioni janë rreth 150 autorët ikonografë shqiptarë dhe të huaj të zbuluar deri sot.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar vizitohet nga një numur i konsiderueshëm artdashësish, pelegrinësh, studentësh, nxënësish vendas e të huaj. Ai është, pa dyshim, një qendër referimi e studiuesve, historianëve, teologëve edhe shkencëtarëve bizantologë nga i gjithë globi. Muzeu ka marrëdhënie  bashkëpunimi me shumë institucione homologe  ballkanike e europiane. Me vepra të tij apo të përbashkëta me galeri e institucione të tjerë shqiptarë janë çelur disa ekspozita ndërkombëtare si në Francë, Gjermani, Itali, etj. Jo rrallë përfaqësues të muzeut kanë marrë pjesë në konferenca e simpoziume shkencore ndërkombëtare në fushat e studimit dhe restaurimit.  Muzeu krijon një atmosferë të veçantë njohurish e kulture në mjediset studentore e akademike të Universitetit të Korçës.

Unikal, kuptimplotë dhe i një rëndësie të veçantë në aspektin e bashkëpunumit shkencor ndërkombëtar është projekti disavjeçar midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë, Muzeut të Kulturës Bizantine, Selanik dhe Qendrës Europiane të Kulturës Bizantine e Pasbizantine,  i cili u implementua dhe sapo ka përfunduar me sukses të plotë.


pamje ballore

 Si epilog i tij, u çel me Dt.14.03.2006 nje ekspozitë me 72 ikona nga 88 ikonat e restauruara nga restauratoret grekë e shqiptarë në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik, Ky bashkëpunim është  ngjarje e rëndësishme në përpjekjet integruese të vlerave materiale e shpirtërore në një hapësirë  globale diverse, multietnike e multikulturore europiane dhe kontribuoi në shkëmbimin dhe përfitimin e eksperiencave reciproke  menaxhuese, studimore e administrative, në   përmirësimin i standarteve teknologjike të restaurimit, çeljen e ekspozitës, botimin e katalogëve dhe forcimin e lidhjeve të qëndrueshme kooperuese për të ardhmen.


Puna në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar  konsiston ne mbrojtjen, ruajtjen dhe propagandimin e vlerave të trashëgimisë  kulturore që ai përmban.

« Korrik 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri